Од денес „Паркот на радоста“ ја краси општина Чаир!

 

Уште една уредена зелена површина во општина Чаир!

 

Уредено зеленило на површина од 3.865м² со сите современи стандарди  го разубави зеленилото на аголот помеѓу улицата „Втора Македонска бригада“ и „Кемал Сејфула“  во општина Чаир.

Како новина на оваа зелена површина преовладува цвеќето , каде нашите екипи со сезонски цветен расад од видот хризантема  и  љубичица ја  уредија новата  цветна фигура  во форма на „торта“, која претставува интересна содржина за посетителите и минувачите.

Исто така извршена е  целосна реконструкција на тревната површина, се инсталира целосен нов систем за полевање на зеленилото, се засадија изимзелени садници, а во соработка со општината се поставија и парковски клупи и корпи за отпадоци.

„Јас во Чаир сакам да ја испишам историјата на зеленилото“ – изјави В.Д Директорот Ардијан Муча , во присуство на вицепремиерот  г-дин Бујар Османи и градоначалникот на Општина  Чаир Висар Ганиу потенцирајќи ја заложбата за создавање на здрава животна средина за граѓаните на Скопје.

Ова е дел од проектните решенија за уредување на јавни зелени површини низ градското зеленило како дел од интензивните активности на ЈП „Паркови и зеленило“ – Скопје во координација со Град Скопје и општините.

 

*

 

Edhe një sipërfaqe e rregulluar e gjelbërimit në komunën e Çairit !

 

Sipërfaqja e rregulluar e gjelbërimit prej 3.865 m2 me të gjitha standardet bashkëkohore e stolisi gjelbërimin në këndin në mes rrugës “Brigada e Dytë Maqedonase” dhe rrugës “Kemal Sejfulla” në komunën e Çairit.

Si risi në këtë sipërfaqe të gjelbërimit dominojnë lulet, me ç’rast ekipet tona me rasatin e luleve sezonale të llojit të krizantemave dhe manushaqeve e rregulluan figurën e re të luleve me formën e “tortës”, që paraqet një përmbajtje interesante për vizitorët dhe për kalimtarët.

Gjithashtu u realizua edhe rikonstruksioni i tërësishëm i sipërfaqeve të mbuluara me barë, u instalua një sistem tërësisht i ri i ujitjes së gjelbërimit, u mbollën fidanë gjethembajtës dhe në bashkëpunim me komunën e Çairit u vendosën edhe ulëse të parqeve dhe shportat për mbeturina.

“Unë në Çair dua ta shkruaj historinë e gjelbërimit” – deklaroi U.D. Drejtor Ardijan  Muça, në prani të zëvendës Kryeministrit të qeverisë së RM-së z. Bujar Osmani dhe Kryetarit të Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, duke theksuar orvatjet për krijimin e një mjedisi të shëndoshë jetësorë për qytetarët e Shkupit.

Këto janë një pjesë e zgjidhjeve projektuese që kanë të bëjnë me rregullimin e sipërfaqeve të gjelbërimit publik në suaza të gjelbërimit urban, dhe njëherit janë pjesë e aktiviteteve intensive të NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe me komunat përkatëse.

 

  

 

  

 

 25.10.2018

 

 

 

 

Copyright © 2016 All rights reserved | Designed by Unet